Kështu vishet pronarja e kompanisë “Zara” kur shkon në dasmë

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 12:43
Kështu vishet pronarja e kompanisë “Zara” kur shkon në dasmë

Vajza e themeluesit të Zara-s, Marta Ortega dhe bashkëshorti i saj Carlos Toreto, morën pjesë në një dasmë magjepsëse ku tregoi një stil të lakmueshëm mode

Siç njoftoi vitin e kaluar vajza e themeluesit të Zara-s dhe e pronares së Inditex, Marta Ortega Perez, më 1 prill, mori drejtimin e distributorit më të madh të modës së lirë.

Vetëm pak orë pasi u bë gruaja më e fuqishme në botën e veshjeve, ajo e festoi këtë detyrë të madhe në dasmën e një miku të saj në Placencia të Spanjës.

Ndonëse në jetën e përditshme preferon edicione të thjeshta, më së shpeshti ngjyrat bazë, në raste festash vajza e një prej njerëzve më të pasur në botë e kupton modën si lojë dhe nuk ikën nga pjesët e rrezikshme që përcjellin frymën e trendëve aktualë.

Në fakt, Marta Ortega shpesh mund të shihet në kombinime të krijuara nga brendi i babait të saj, por edhe me veshje të shtrenjta të stilistëve.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Carlos Torreta, femra më e fuqishme në botën e veshjeve tërhoqi vëmendjen me stilimin e saj në mënyrën e teknikës ‘color block’, të cilën e arriti duke kombinuar një fustan portokalli dhe një palltoje blu.

Për të krijuar një kontrast dhe për t’i dhënë një notë origjinaliteti, ajo e rrumbullakosi të gjithë stilin me një pallto blu të hapur, një model minimalist i linjave të pastra pa xhaketë dhe kopsa të dukshme.

Aksesorë të tillë si doreza lëkure në ngjyrë tulle dhe një version në miniaturë i çantës Hermes Kelly, e ndihmuan atë të gjente veshjen e saj një sërë komentesh pozitive, veçanërisht ato që lidhen me pantoflat me taka të larta të mbuluara me kristale.

(Kosova Sot Online)