Cili aktor turk i pëlqen Arbnora Ademajt?

  • G.G /
  • 12 April 2022 - 12:26
Cili aktor turk i pëlqen Arbnora Ademajt?

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, ka tash e sa kohë që është bërë pjesë e kinematografisë turke, ajo ka fituar disa role në filma dhe seriale atje, duke u bërë një personazh i dashur i ekranit për popullin turk.

Mirëpo pavarësisht faktit se jeton shumicën e kohës në Turqi, Arbnora thotë se nuk ka hasur në ndonjë turk që të mund t’i ketë fituar zemrën.

Në një bisedë pyetjen, për emisionin “Rudina” në TV Klan, ajo u pyet se mos i kishte ndodhur në një moment që ndonjë mashkull nga Turqia t’i kishte lënë përshtypje.

Por bukuroshja nga Kosova ishte e vendosur në përgjigjen e saj, duke thënë se në Turqi ka vetëm jetën e saj profesionale, ndërkohë që atë personale, e ka ende në Kosovë.

(Kosova Sot Online)