Loredana shkurt e shqip tregon se a u bashkua me Mozzikun përsëri

  • G.G /
  • 12 April 2022 - 12:33
Loredana shkurt e shqip tregon se a u bashkua me Mozzikun përsëri

Mozzik dhe Loredana janë dyshja e showbizit që komentohen jashtëzakonisht shumë në lidhje me raportin e tyre jashtë muzikës.

Vëmendja kthehet drejt tyre, sa herë që dyshohet se ata janë ribashkuar.

Pothuajse secili detaj i tyre ngritë dyshime se dyshja janë krah njëri-tjetrit, ku edhe së fundmi u përfol për një ribashkim të mundshëm.

Mirëpo dyshja nuk janë ribashkuar dhe vijojnë rrugët e tyre të ndara.

Kjo madje është pohuar edhe nga vetë reperja në rrjetet sociale. E pyetur nëse është me Mozzik, ajo e ka mohuar shkurt duke i shkruar një komentueseje: “JO”.

Ndonëse nuk janë bashkë, dy artistët do jenë gjithnjë ‘të lidhur’, pasi kanë një vajzë.

Ata dinë të ndajnë problemet e tyre nga bashkë-prindërimi për të voglën, Hanën, ndaj të cilës janë shumë të përkushtuar.

(Kosova Sot Online)