Semi ka një mesazh për Donaldin

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 15:33
Semi ka një mesazh për Donaldin

Në reagimin e tij të parë pas daljes nga Big Brother Vip, Donald Veshaj bëri të qartë se po përpiqej të rifitonte Bora Zemanin. Përmes deklaratës publike, aktori nënkuptoi se është penduar për lidhjen që krijoi me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së famshme.

Ndërsa deklarata bëri bujë në rrjet, një reagim ka ardhur dhe nga mikesha e moderatores, Semi Jaupaj. Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi, për të cilin fansat janë të bindur se i drejtohet Donaldit.

“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte” ishin fjalët e Semit, të cilat janë parë si një mesazh indirekt ndaj ish të dashurit të mikeshës së saj më të ngushtë

(Kosova Sot Online)