Beatrix Ramosaj publikon sot bashkëpunimin me DJ Geek 'Ma shumë se ti'

  • G.G /
  • 12 April 2022 - 16:14
Beatrix Ramosaj publikon sot bashkëpunimin me DJ Geek 'Ma shumë se ti'

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Teksa zbuloi se është një bashkëpunim me DJ Geek, Beatrix sot (e martë) ka njoftuar se kënga e dyshes që mban titullin “Ma shumë se ti” lansohet pikërisht sot.

“Ma shumë se ti, sot ora 18:00”, ka shkruar Beatrix sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e klipit.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja e cila muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Brenda shtëpisë së famshme, Beatrix krijojë një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të BB VIP.

Kënga e fundit e këngëtares nga Kosova është “Faj”, që ishte një dedikimi për ish-partnerin e saj Doanldin.

(Kosova Sot Online)