Beatrix Ramosaj publikon këngën 'Ma shumë se ti'

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 21:37
 Beatrix Ramosaj publikon këngën 'Ma shumë se ti'

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj është kthyer në skenë me një këngë që vjen nga eksperienca e saj që pati në Big Brother

Për disa javë që Beatrix ishte në qendër të vëmendjes në Big Brother Albania pasi që  filloi një lidhje me aktorin Donald Veshaj.

E eksperiencën e saj në shtëpi ajo e ka sjell në këngën e re të saj “Ma shumë se ti” me stilin e “catwoman”  .

E këngëtarja në këtë këngë është krenare me përvojën, por jo edhe me vlerësimin që ia ka bërë Donaldo”.

“Nuk më vlerëson”, “Do premtime që i bone”, “Unë të deshta, t’i më përdore”, “Normal që ty nuk të dhëm, s’e problemi është të tij”, etj janë disa nga goditjet që Beatrix bën në këtë këngë.

Kënga e Beatrix është lansuar para dy ore në YouTube dhe atë në kanalin e DJ Geek, të dashurin e Dafina Zeqirit.

E për këto orë kënga ka arritur më shumë se 82 mijë klikime. Këngë ka për autor DJ Geek dhe Beatrix Ramosaj. DJ Geek është edhe producent i këngës. 

(Kosova Sot Online)