Pas këngës që ia dedikoi Beatrixa, ky ishte reagimi i vetëm i Donaldit

  • G.G /
  • 13 April 2022 - 13:12
Pas këngës që ia dedikoi Beatrixa, ky ishte reagimi i vetëm i Donaldit

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Më shumë se ti” në bashkëpunim me DJ Geek, e që ishte kjo këngë u pa si një dedikim për ish të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj.

Beatrixa gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP” u lidh me aktorin, por pasi përfundoi spektakli – mori fund edhe marrëdhënia e tyre.

Pas publikimit të kësaj këngë, Donaldi ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihet para pasqyrës me një fshesë të dyshemesë.

Madje, para pak ditësh ai përmes një shkrimi kërkoi haptazi një mundësi të dytë me moderatoren, Bora Zemani dhe hodhi disa ‘kunja’ këngëtaren.

Kujtojmë që kjo është kënga e dytë nga Beatrixa dedikuar Donaldit, pasi e para ishte gjatë kohës kur këngëtarja kosovare u eliminua dhe ky i fundit ishte në shtëpinë e famshme duke vazhduar rrugëtimin e tij për në finale.

(Kosova Sot Online)