Ja një tjetër detaji që vërteton se kënga e Beatrixës është për Donald Veshaj

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 09:58
Ja një tjetër detaji që vërteton se kënga e Beatrixës është për Donald Veshaj

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka publikuar ditën e djeshme, këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”.

Projekti që erdhi i realizuar me videoklip u kuptua menjëherë që ishte një dedikim për Donaldin, pasi teksti lidhej drejtpërdrejt me marrëdhënien e tyre.

Më herët, ishte aktori që bëri të ditur se i ka dhënë fund lidhjes së tyre, pasi po lufton për Borën.

Ndërkohë, është vënë re një detaj i rëndësishëm, në pamjen e Trixës që ka të bëjë me veshjen.

Ajo kishte zgjedhur një kostum si personazhi “Catëoman” dhe që nuk kishte se si mos lidhej me Donaldin.

Të gjithë e dinë tashmë se Veshaj është i apasionuar pas personazhit Spiderman. Këtë e ka treguar edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

(Kosova Sot Online)