Foto nga koha kur Bora Zemani shihej në krahët e vëllait të Beatrixës

  • G.G /
  • 14 April 2022 - 13:15
Foto nga koha kur Bora Zemani shihej në krahët e vëllait të Beatrixës

Në muajt e fundit, trekëndëshi Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë qenë ndër më të komentuarit nëpër mediat rozë, e po ashtu edhe në rrjete sociale ku ata numërojnë një numër të madh ndjekësish.

Lidhur me këtë trekëndësh të krijuar, disa herë kanë reaguar edhe familjarët e që ndër më të zëshmit kanë qenë ata të këngëtares kosovar të cilët i kanë dal në mbështetje Trixës.

Pasi kjo e fundit gjatë kohës që ishte në shtëpinë e famshme të “Big Brother Albania VIP” krijoi marrëdhënie me aktorin, Donald Veshaj dhe u paragjykua nga shumë ndjekës. Por, që lidhja e tyre mori fund së bashku me sezonin e parë të këtij formati.

Por, disa fotografi të viteve më parë tashmë janë bërë virale në rrjete sociale, ku shihet moderatorja Bora Zemani në krahët e këngëtarit, Alban Ramosaj.

Fotografi të shkrepura janë gjatë kohës që dyshja ishin “çift” në edicionin e “Dancing with me – Albania”.

(Kosova Sot Online)