Besiana Mehmedi: Kur të sulmojnë duro- qëndro ashtu sikur kur të thurin lavde!

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 20:53
Besiana Mehmedi: Kur të sulmojnë duro- qëndro ashtu sikur kur të thurin lavde!

Linçimi publik i disa studentëve të Universitetit të Tetovës, kundrejt profesoreshës Besiana Mehmedi është në kundërshtim dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, artistja Besiana Mehmedi ka shkruar...

"Kur të sulmojnë duro- qëndro ashtu sikur kur të thurin lavde! Pavarësisht që je vajzë, grua, do jesh nënë ndaj teje do hidhen aq gurë sa do të dhurohen edhe lule! Kjo është kostoja e jetës publike në Ballkan ku montazha dhe shantazha janë ushqim i përditshëm!".


Ndërkohë Dekanati i Fakultetit të Arteve në USHT ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me profesor tjetër.

Image

(Kosova Sot Online)