Arilena Ara hedh një hap të ri tani si moderatore

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 18:01
Arilena Ara hedh një hap të ri tani si moderatore

Arilena Ara prej vitesh është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, tashmë po hedh një hap të ri në karrierën e saj.

Arilenën do ta shohim shumë shpejt në ekran si moderatore.

Ish-konkurruesja e Shqipërisë në Eurovision do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin më të ri “Piranjat”.

Vetë Arilena nuk e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet e saj sociale, mirëpo më herët, emrat që u diskutuan se do të drejtonin këtë emision ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj.

(Kosova Sot Online)