Vazhdojnë sukseset për 'Bebe' të Era Istrefit, kënga më e dëgjuar në Zvicër

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 08:39
Vazhdojnë sukseset për 'Bebe' të Era Istrefit, kënga më e dëgjuar në Zvicër

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, bëri rikthimin fuqishëm në muzikë dhe po pëlqehet në masë të madhe.

Ajo rreth dy javë më parë solli këngën e re të quajtur “Bebe”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Veç kësaj, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vend të parë në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga 27-vjeçarja në InstaStory.

Era përndryshe gjatë këtyre ditëve po vazhdon të qëndrojë në Kosovë, pranë miqve e familjarëve.

Duhet theksuar se “Bebe” është projekti i parë i Istrefit i lansuar nën menaxhimin e LEAF Management.

(Kosova Sot Online)