“Shumë gjëra kanë ndryshuar në pak kohë”/ Rikthimi emocional i Dua Lipës në Mbretërinë e Bashkuar

  • G.G /
  • 18 April 2022 - 11:56
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në pak kohë”/ Rikthimi emocional i Dua Lipës në Mbretërinë e Bashkuar

Dua Lipa priti shumë gjatë për të bërë rikthimin e saj ’emocional’ në skenë në Britaninë e Madhe, pasi më në fund filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Manchester.

Gjatë një interviste me ‘The Sun’, 26 vjeçarja pranoi se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha kur turneu i saj ishte menduar të zhvillohej, duke e përshkruar reagimin nga fansat e saj si “mirëseardhja më e mirë që i është bërë në shtëpi ndonjëherë”. “Kemi pritur kaq shumë për të bërë këtë koncert.  E shtymë dhe më në fund jemi këtu”, tha Dua.

Turneu i Duas u shty disa herë për shkak të Covid-19. “Po shikoja fotot e koncerteve të mia të mëparshme këtu në Manchester dhe u emocionova shumë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar në pak kohë. Dua t’ju falënderoj shumë për  gjithë mbështetjen tuaj. Kjo vlen sa bota. Faleminderit që më lejuat të jem në këtë skenë.”-tha Dua para fansave të saj.

Dua dukej një ylli magjepsës teksa u ngjit në skenë në ‘AO Arena’ në Manchester . Artistja shqiptare kishte veshur një jumpsuit të qendisura me dantellë. Veshjen e kompletoi me një palë doreza dhe çizme me taka të larta në të njëjtën ngjyrë. Ajo kishte bërë një grim minimalist që nxirte në pah tiparet e saj të bukura.

Pak javë më parë u zbulua se Dua dhe Katy Perry do vijnë shumë shpejt me një duet. Super yjet e pop-it kanë bërë disa përpjekjepër të publikuar një hit së bashku pasi Dua vendosi të mos shfaqej në këngën e Katy-t ‘Teary Eyes’ në 2020.  Mirëpo, duket se tashmë dueti i shumëpritur do finalizohet.

(Kosova Sot Online)