E veshur me bikini sensuale, Rita Ora tregon linjat perfekte nga pushimet

  • G.G /
  • 19 April 2022 - 14:04
E veshur me bikini sensuale, Rita Ora tregon linjat perfekte nga pushimet

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron të ndajë herë pas here foto të ndryshme.

Së fundmi, ajo ndodhet me pushime, ku po relaksohet në temperaturat e larta.

31-vjeçarja ka postuar disa foto në Instagram, në të cilat shfaqet me rroba plazhi dhe duket shumë sensuale. Të gjithë vëmendjen e kanë marrë linjat perfekte të këngëtares, që duket se po shijon vërtetë plazhin.

“Vetëm po shikoj punën time”, ka shkruar Rita krahas imazheve seksi.

(Kosova Sot Online)