Dafina nuk po i ndahet drogës, publikon foto duke pirë marihuanë

  • G.G /
  • 21 April 2022 - 13:17
Dafina nuk po i ndahet drogës, publikon foto duke pirë marihuanë

Sot është dita kur përdoruesit e marihuanës nëpër botë e festojnë duke përdorur substanca narkotike të këtij lloji.

Persona të shumtë e uruan këtë festë përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e uroi këtë ditë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku publikoi një fotografi duke konsumuar marihuanë.

“Foto e bukur@AriPlayboi #420, gëzuar 420! ” ishte mbishkrimi i këngëtares.

Ndryshe, Dafina para pak ditësh publikoi projektin muzikor të radhës i cili është në bashkëpunim me rep-artistin Elinel dhe titullohet “Faj”. 

(Kosova Sot Online)