Beatrix Ramosaj: Zot më ruaj nga të qenit oportuniste

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 08:43
Beatrix Ramosaj: Zot më ruaj nga të qenit oportuniste

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj kanë qenë mjaft e komentuar muajve të fundit, që nga pjesëmarrja një edicionin e Big Brother VIP.

Krahas kësaj, këngëtarja po ashtu po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore e që po priten mirë nga fansat e saj.

Por, aktive mbetet edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe të ndryshme, pa munguar edhe shkrime të ndryshme.

Një të tillë ajo ka bërë edhe së fundmi në llogarinë e saj në Twitter, e të cilën e shprëndau edhe në InstaStory.

“O Allah më ruaj nga të qenit një oportuniste, të mendojë vetëm për vete dhe të komentojë fillimisht e më pas të mendojë nëse është në interesin tim. Amin”, ka shkruar Beatrix një postim të radhës.

Ndërkohë, rikujtojmë Beatrix gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme krijojë një lidhje dashurie me aktorin e njohur, Donald Veshaj.

Dyshja u ndan menjëherë pas përfundimit të BB VIP, ndërsa vazhduan me thumba dhe dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Në anën tjetër, Veshaj kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se po tenton të rifitoj ish-partneren Bora Zemanin me të cilin kishte dhe një takim romantik në Big Brother VIP, pak javë para se të fillonte romancën me Ramosaj.

Ndryshe, Beatrix së fundmi ka publikuar këngën “Më shumë se ti” që erdhi në bashkëpunim me DJ Geek.  

(Kosova Sot Online)