Fjolla Morina ndërron ngjyrën e flokëve dy herë brenda 24 orëve

  • G.G /
  • 22 April 2022 - 10:15
Fjolla Morina ndërron ngjyrën e flokëve dy herë brenda 24 orëve

Këngëtarja Fjolla Morina vazhdon të bëjë eksperimente me dukjen e saj

Derisa mbrëmë ajo papritur ishte paraqitur si një biondinë, ku kishte flokët e bardha, Fjolla sonte ka zgjedhur që t’i kthehet ngjyrës së saj natyrale.

Këngëtarja është paraqitur me flokë të zeza dhe në një bluzë të kaltër, përsëri në stilin e Kim Kardashian.

Poshtë ajo ka pasur të veshur xhinse dhe këpucë po ashtu të kaltra me taka. 

(Kosova Sot Online)