Ariana Fejzullahut i ndodh e papritura, i hakohet llogaria e Instagram-it

  • G.G /
  • 22 April 2022 - 15:51
Ariana Fejzullahut i ndodh e papritura, i hakohet llogaria e Instagram-it

Ariana Fejzullahut, gruas së këngëtarit Ermal Fejzullahut i është hakuar faqja biznesore në Instagram.

Faqja e saj ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ariana përmes një postimi në Instagramin e saj personal teksa ka shkruar “Faqja jonë anna_fashionforyou është hack dhe po mundohemi ta rikthejmë llogarinë tone. Ne do t ju informojmë nëse do te hapim një llogari te re. Faleminderit për mirëkuptim”.

Ajo tash e një kohë ka hapur biznesin e saj e që është një markë me veshje për femra e cila titullohet “Anna”.

Ariana Fejzullahu njihet për stilin e saj unik. Ajo është majft aktive edhe në rrjetet socilae duke publikuar foto nga përditshmëria e saj.

(Kosova Sot Online)