Emisioni i njohur mbron Borën dhe ofendon Trixën

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 15:10
Emisioni i njohur mbron Borën dhe ofendon Trixën

Para disa ditësh “Top Albania Radio”, bëri një postim rreth Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj, për të cilin mori shumë komente negative.

Në faqen zyrtare në Instagram, ishte krahasuar Beatrix me Kim Kardashian tek ishte shkruar:

“Kim si Beatrix…’Duartrokisnin’ per dashurine e tyre, tani iu marin partnerin”, ndersa ne pershkrimin e fotos ishte shkruar: “Mesa duket te cmendesh komshinjte qenka bere trend”.

 

Gazetari Olti Curri ishte ai që e ndau këtë postim, duke bërë një  gjykim rreth tij:

“E pashe kete postim. Mendoj se nje media qe ka prodhuar kete reality show duhet te jete pak e kujdesshme ne pozicionimin e saj ne debate roze por te ndjeshme per publikun qe ndjek kete media. Por nuk mund te reagoj siç ma kerkoni derisa vete vajza qe ngacmohet ka te njejtat “Arme” si une: dy duar, telefon dhe internet”

 

Më pas, u vu re se pas komenteve të shumta që mori, ky postim nuk gjendej më në faqen e “Top Albania Radio”. 

Image


(Kosova Sot Online)