Fifi dhe Gent Fatali paralajmërojnë bashkëpunimin, 'Pikturë' publikohet së shpejti

  • G.G /
  • 25 April 2022 - 10:12
Fifi dhe Gent Fatali paralajmërojnë bashkëpunimin, 'Pikturë' publikohet së shpejti

Dy artistët e njohur, Fifi dhe Gent Fatali kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Dyshja e njohur kanë paralajmëruar se fundmi këngën e re përmes rrjeteve sociale duke dhënë disa detaje.

Ishte Gent Fatali ai që ka postuar një fotografi ku shihen së bashku dhe duket të jetë e shkëputur nga xhirimet e klipit.

“Së shpejti, pikturë”, shkruhet në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që projekti i fundit i Fifit është bashkëpunimi me DJ PM dhe DJ Dagz “Hana”, ndërsa në anën tjetër Gent Fatali ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re, e fundit është bashkëpunimi me Skerdin “Melodia”.

(Kosova Sot Online)