Edhe vajza e Remzie Osmanit i futet muzikës, publikon projektin e saj të parë

  • G.G /
  • 25 April 2022 - 14:22
Edhe vajza e Remzie Osmanit i futet muzikës, publikon projektin e saj të parë

Të shumtë janë djemt dhe vajzat e këngëtarëve shqiptar që i hyjnë muzikës duke ndjekur hapat e prindërve të tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundi edhe vajza e Remzie Osmanit.

Riola Hamzaj ka publikuar projektin e saj të parë muzikor, e cila është baladë.

Kënga titullohet “Ndjenja”, dhe për muzikën është përkujdesur Mixey po ashtu edhe për tekstin, por me ndihmën e Riolës.

Projektin e saj të parë padyshim e ka përkrahur edhe nëna e saj, Remzie Osmani.

Ajo ka publikuar një pjesë të këngës ku edhe ka shkruar: Suksese zemra ime.

Shiko videon:

https://www.youtube.com/watch?v=ds96JZTqBj8&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)