Adelina dhe Zanfina me dedikim prekës në 6 vjetorin e shkuarjes në amshim të nënës së tyre: Asgjë nuk është e njejtë pa ty

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 15:14
Adelina dhe Zanfina me dedikim prekës në 6 vjetorin e shkuarjes në amshim të nënës së tyre: Asgjë nuk është e njejtë pa ty

Me rastin e gjashtë vjetorit të shkuarjes në amshim të nënës së tyre të dashur Mona Ismaili, dy yjet e muzikës shqipe Adelina dhe Zanfina kanë bërë një dedikim prekës me këtë rast përmes llogarive të tyre sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njejtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” ka shkruar Diva Adelina.

Image


“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht,” ka shkruar në postimin e saj Zanfina. 

Image

(Kosova Sot Online)