Fjolla Morina në një lidhje të re dashurie pak pas ndarjes nga Fisnik Syla?

  • G.G /
  • 26 April 2022 - 10:03
Fjolla Morina në një lidhje të re dashurie pak pas ndarjes nga Fisnik Syla?

Disa foto të publikuara nga këngëtarja Fjolla Morina kanë ngritur dyshime se ajo mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie.

Në postimin e fundit në Instagram ajo pozon në bagazhin e një makine ku shihet një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Dhe për të mos u larguar nga dashuria, Fjolla vendosi në mbishkrimin e fotove një emoji zemre.

Postime të tilla zakonisht i kemi parë kur vajzat surprizohen nga partnerët e tyre. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Fjolla të ketë marrë këtë surprizë nga shoqet apo edhe t’ia ketë bërë vetes pse jo.

Këto dyshime vijnë vetëm pak kohë pas ndarjes së saj të bujshme nga biznesmeni Fisnik Syla. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

“Nuk kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra deklaratat e Fjollës dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë i thua shpirt, zemër, jetë por kur ndahesh nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”– u shpreh ai.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Fisniku është baba i dy fëmijëve, ashtu si Fjolla, e madje ish-bashkëshortja e tij akuzoj Fjollën se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së tyre. Mirëpo, këto deklarata u mohuan asokohe nga vetë biznesmeni i cili tha se divorci kishte nisur prej kohësh.

Pas gati një viti ta martuar ai dhe këngëtarja i kanë dhënë fund lidhjes teksa ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndarjes.

(Kosova Sot Online)