Beatrix paralajmëron padi ndaj atyre që nga tani e bullizojnë

  • G.G /
  • 26 April 2022 - 10:15
Beatrix paralajmëron padi ndaj atyre që nga tani e bullizojnë

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj që nga pjesëmarrja e saj në reality-show ”Big Brother VIP" ishte në qendër të vëmendjes.

Beatrix u komentua shumë, ku shpesh herë u bë edhe pjesë e memeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Pas tërë kësaj kohe Beatrix ka reaguar dje përmes një video, ku edhe theu heshtjen.

Me lot në sy, Beatrix, paralajmëroi padi ndaj të gjithë atyre që nga tani bullizojnë me atë.

“Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet ti dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online. Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore.“ tha ajo.

Ndryshe Beatrix, brenda këtij reality-show krijoi një lidhje më aktorin Donald Veshaj, e cila përfundoi pak orë pas përfundimit të spektaklit.

(Kosova Sot Online)