Kush po ia 'rrah' të pasmet Fifit!

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 14:50
Kush po ia 'rrah' të pasmet Fifit!

Fillorereta Raçi e njohur me emrin e artit Fifi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo ndan shpesh foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria në krahët e partnerit të saj Adis Patushi me të cilin ka krijuar një lidhje dashurie.

Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetin social ‘Tik-Tok’ ajo shfaqet në një palestër duke ushtruar këmbët.

Image

Disa minuta pasi fillon me ushtrimet, në video shfaqet edhe i dashuri i saj i cili i rreh të pasmet.

Me nota humori, këngëtarja shkruan: “Kështu më jep kurajo i dashuri im”.

Rikujtojmë se ditën e djeshme Fifi ka thënë se ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, e ka bërë bllok në rrjetet sociale.

Madje, Fifi e quajti Arjolën “person i padëshirueshëm”.

Të dyja vajzat edhe pas përfundimit dhe daljes jashtë nga shtëpia më e fasmhme në Shqipëri nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre duke thumbuar publikisht shpesh njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)