Dalin të tjera imazhe nga xhirimet e klipit të ri të Kidës dhe Ledrit

  • G.G /
  • 28 April 2022 - 11:04
Dalin të tjera imazhe nga xhirimet e klipit të ri të Kidës dhe Ledrit

Kida dhe Ledri Vula prej disa ditësh kanë paralajmëruar për publikun një projekt të ri muzikor.

Dyshja njoftuan se po vijnë së shpejti me këngë të re, ndonëse nuk kanë zbuluar datën e saktë të publikimit.

Megjithatë, të njëjtit në rrjete sociale po vazhdojnë të ndajnë imazhe të tjera nga xhirimet e videoklipit.

Kida dhe Ledri kanë bërë edhe disa projekte të tjera të suksesshme së bashku, si “Dale”, të cilën e sollën vitin e kaluar në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e 99 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Nga fotot, duket se edhe kënga e radhës do të jetë “bombë”.

(Kosova Sot Online)