Dua Lipa ‘ndez’ Britaninë e Madhe, artistja shfaqet me veshjen ikonike të turit të saj

  • G.G /
  • 28 April 2022 - 16:26
Dua Lipa ‘ndez’ Britaninë e Madhe, artistja shfaqet me veshjen ikonike të turit të saj

Dua Lipa po vijon turin e saj “Future Nostalgia” dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjet.

Kështu ka bërë edhe në koncertin e mbajtur në Britaninë e Madhe ku u shfaq me një jumpsuit rozë. Pasi dhuroi një super performanca në Cardiff , 26-vjeçarja publikoi disa foto në Instagram shkëputur nga nata magjike.

Jumpsuiti i saj rozë ishte i qëndisur dhe përmbante gjithashtu doreza të gjata, një look tipik që ia kemi parë shpesh në turin e saj të fundit botëror. Edhe këtë herë Dua zgjodhi të vinte sa më natyrale me flokët e drejtë të lëshuar me disa gërsheta të vogla dhe një makeup minimalist, shoqëruar me një palë vathë argjendi.

Më pas artistja me origjinë shqiptare nxori në pah trupin e saj të tonifikuar teksa veshi një set ngjyrë bezhë me vija të kuqe dhe të verdha. Këtë herë ajo e shoqëroi veshjen e saj me një palë atlete rozë.

Turneu i saj pritet të përfundojë në nëntor në Perth, Australi. Ndërsa Dua po shijon turin e suksesshëm, po përballet edhe më një padi për këngën e saj Levitating, nga një grup i  quajtur Artikal Sound System. Grupi beson se ajo ka vjedhur  këngën e tyre të vitit 2017 me titull “Live Your Life”.

“Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin Grammy për ‘Albumin më të mirë vokal pop’ dhe kënga e tij kryesore “Don’t Start Now” arriti super suksese, duke përfshirë nominimet e Grammy për ‘Regjistrimin e Vitit’, ‘Kënga e Vitit’ dhe ‘Performancën më të Mirë Solo Pop’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

(Kosova Sot Online)