Gashi së shpejti me një tur vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 10:20
Gashi së shpejti me një tur vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën

Labinot Gashit i njohur thjesht si Gashi një tur në Shqipëri dhe Kosovë? Duket se diçka e tillë është mëse e mundur.

Reperi me origjinë shqiptare është një ndër emrat më të njohur shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është zhvendosur prej vitesh për të vijuar karrierën e tij. Megjithatë, vijon të jetë shumë i lidhur me vendin e tij dhe fansat.

Gashi ka publikuar së fundmi datat e turit të tij botëror mirëpo nuk përfshinte as Shqipërinë dhe as Kosovën. Artisti ka bërë me dije se diçka e tillë ka ndodhur sepse po mendon që këtë verë të mbajë një tur vetëm në dy vendet. Ndonëse nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar, fansat e tij janë shprehur të entuzizmuar.

Kujtojmë se rreth dy vite më parë ai solli një dokumentar që titullohej “Now you know” (Tani ti e di). Mes të tjerash ai flet aty edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant dhe peripecitë që ka kaluar. Gashi deklaroi asokohe se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra.

Ndonëse ka vite që është larguar dhe ka arritur goxha famë në SHBA, ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale. Artisti shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Në një intervistë kohë më parë, reperi ka thënë se shumë shpejt do të vijë në Tiranë për një koncert recital, të cilin ai e ka projektuar si madhështor dhe më të mahnitshmin. Deri tani nuk ka asgjë konkrete, teksa vlen të theksohet se artisti ka qenë disa herë në Kosovë ku ka performuar edhe në “Sunny Hill Festival”.

(Kosova Sot Online)