Bleona Qereti kandidate për një post në Partinë Demokratike

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 16:44
Bleona Qereti kandidate për një post në Partinë Demokratike

Këngëtarja Bleona Qerreti është ndër emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës.

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja, kryesore Këshilli Kombëtar.

Në sy bie rikthimi i figurave të vjetra të PD-së, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.

Arben Imami, Aleksandër Biberaj, Ardian Isufi, Bujar Kapexhiu, Dasho Aliko, mjeku Ilir Alimehmeti, Glauk Olldashi, Julian Deda, etj janë në listën e gjatë të kandidatëve.

Image

(Kosova Sot Online)