Bleona Qereti tregon a do të jetë kandidate për një post në PD

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 22:40
Bleona Qereti tregon a do të jetë kandidate për një post në PD

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti ka reaguar pasi emri i saj u lakua në media të ndryshme si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se nëse do të punonte në qeveri do të ishte në SHBA.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikan!

Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!

Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Bleona.

Image

(Kosova Sot Online)