Urimi i Arilena Arës për ditëlindjen e partnerit

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 15:01
Urimi i Arilena Arës për ditëlindjen e partnerit

Sot për Arilena Arën është një ditë e veçantë. I dashuri i saj, njëherazi dhe menaxheri i saj, Popi Kola feston ditëlindjen. Padyshim, nuk ka munguar një urim publikisht nga Arilena, e cila ka postuar në Instagram një video, ku ai shfaqet duke e puthur në ballë.

Sakaq, këngëtarja e ka shoqëruar me disa fjalë tepër të ndjera.

“Të dua si të vetmen forcë dhe ndjenjë që kam ndjerë ndonjëherë! Jam bekuar unë kur ke lindur ti, prandaj gëzuar për të dy!”, ka shkruar Arilena.

Image

(Kosova Sot Online)