Kaq paguan një VIP për një ftesë në MET Gala

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 10:52
Kaq paguan një VIP për një ftesë në MET Gala

Kim Kardashian, Blake Lively, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes në MET Gala, qe konsiderohet festa me e madhe e vitit dhe nata me e bukur e modës dhe fantazisë, përveçse një event që zyrtarisht ndihmon në mbledhjen e parave në Muzeun Metropolitan të Artit të Kostumeve në Nju Jork.

Meqenëse është eventi që bën bashkë mbi tapetin e kuq yjet e showbizit njësoj si në Çmimet Oskar, Kana apo MTV Music Awards, edhe ne MET Gala një biletë kushton, aq më tepër kur paratë shkojnë për bamirësi.

Këtë vit tema ishte: “Në Amerike, një antologji e modës” që përfaqësonte një mundësi për personazhet që eksploronin modën e “moshës së praruar” në periudhën e industrializimit të shpejtë”.

Për të siguruar një ftesë në event, një VIP paguan nga 35 deri në 200 mije dollarë.

(Kosova Sot Online)