Luana s’mund të kënaqej më shumë se kaq në Milano dhe arsyeja janë ndjekësit

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 13:00
Luana s’mund të kënaqej më shumë se kaq në Milano dhe arsyeja janë ndjekësit

Me postimet e fundit, Luana ka treguar se ndodhet në Milano të Italisë së bashku me mamin e saj, aty ku veç kënaqësisë me të merr dhe shumë emocione nga ndjekësit që e dallojnë kudo.

“Çfarë super kënaqësie të kalojnë super gocat shqiptare dhe tërë dashuri të të thërrasin. Ma zbukuruat ditën sot të gjithë ju shqipe që krejt rastësisht ju takova”, ka shkruar moderatorja krah videos ku dëgjohet se disa vajza e përshëndesin në moment.

Moderatorja ka treguar më herët në “Ëndërrtjerrësit” se “Shiko Kush Luan” do të ketë një rikthim, por pa treguar se kur.

(Kosova Sot Online)