A do të ndryshohet performanca e Ronelës pas “censurimit” nga Eurovizioni?

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 13:03
A do të ndryshohet performanca e Ronelës pas “censurimit” nga Eurovizioni?

Ronela Hajati ishte artistja që bëri provat e para zyrtare për “Eurovisionin 2022” dhe fotot nga provat e saj ishin të parat që u shfaqën pasditen e së shtunës në faqen zyrtare të Eurovisionit. Ata shpejt u bënë mjaft të përfolura në Twitter dhe Instagram por pasditen e së dielës galeria e Ronelës ishte zhdukur nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram. Më pas u ri-ngarkua por pa disa nga fotot.

Asnjë shpjegim nuk është dhënë dhe Shqipëria ishte i vetmi vend që nga dita e parë e provave që postimi u fshi dhe u ri-ngarkua. Pas këtij veprimi nisën menjëherë aludimet se arsyeja e këtij veprimi ishte për shkak të performanës të konsideruar si “provokative”.

Stilisti Niko Komani, anëtar i delegacionit Shqiptar është shprehur në lidhje me këtë çështje duke thënë se është bërë më e madhe nga sa ishte. Ai ka shtuar se kënga ka patur një impakt mjaft të mirë deri tani.

“Unë mendoj se është bërë më e madhe sesa është, por di të them që impakti këtej është shumë i mirë. I shikoj të gjithë njerëzit duke reaguar për këngën, për performancën, për fotot… Dhe jemi të gjithë shumë me këmbë në tokë nga e gjithë dashuria që po marrim. Për kaq kohë sa kemi këtu një është nga këngët që kemi dëgjuar më shumë si nëpër klube si nëpër bare. E ndalojnë Ronelën në rrugë për të bërë foto dhe për t’i dhënë mbështetje”- tha ai.

Klaudia Pepa ka folur gjithashtu dhe ka thënë se asgjë nuk do ndryshohet nga performanca e planifikuar tashmë. Ajo është koreografe dhe kërcimtare pjesë e performancës dhe është shprehur mjaft e lumtur që është pjesë e ekipit shqiptar.

(Kosova Sot Online)