Romeo flet për Donaldin: I puthte vajzat që 13 vjeç

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 15:19
Romeo flet për Donaldin: I puthte vajzat që 13 vjeç

Donald dhe Romeo Veshaj janë vëllezërit më të komentuar të momentit. Ata duket se po shijojnë kulmin e karrierës dhe për këtë askush nuk ka dyshim.

Sakaq, djemtë kanë nisur edhe programin e tyre më të ri, i cili vetëm në puntatën e parë rezultoi një sukses. Gjithashtu, edhe jeta private e vëllezërve është shumë e komentuar. Publiku ka gjithmonë e më shumë kuriozitet për lidhjet e tyre të dashurisë.

Së fundmi, të ftuar në një emision televiziv, Romeo ka treguar edhe moshën se kur Donaldi ka dhënë puthjen e parë të tij.

“E dashura e parë e Donaldit? Ai ka qenë 13-14 vjeç. Ka qenë Don Zhuan i madh, i puthte”, tha ai.

Kujtojmë se Donaldi aktualisht po përflitet për tentativat e vazhdueshme për t’u rikthyer me moderatoren Bora Zemani.

(Kosova Sot Online)