Këngëtari kosovar mbulohet me para gjatë një ndeje në Chicago

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 09:13
Këngëtari kosovar mbulohet me para gjatë një ndeje në Chicago

Këngëtari i njohur kosovar, Duli së fundi ka performuar në një ndejë para shqiptarëve në Chicago.

E derisa ai njihet për atmosferën të cilën e krijon në dasma, është shpërblyer.

Ai u “mbulua” me dollarë që ishin hedhur drejt tij nga publiku shqiptar.

Kjo vërehet nga një fotografi e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“Mbrëmë në Chicago, pas një ndeje të shqiptarëve ku kishte kënduar këngëtari Duli! Ps. $ jane origjinal! Një mesditë të këndshme miq!”, shkruhej në postimin.

Ndryshe Duli dhe shumica e këngëtarëve të muzikës ‘tallava’ kanë të ardhura mjaftë të mira nga dasmat të cilat zhvillohen gjatë vitit.

(Kosova Sot Online)