Kryeministri shqiptar nuk e njeh Orinda Hutën

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 15:48
Kryeministri shqiptar nuk e njeh Orinda Hutën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si duket nuk i njeh shumicën e estradës shqiptare.

E gjitha kjo pasi ai së fundi nuk e ka njohur Orinda Hutan, e cila është pjesë e botës së artit dhe medias prej shumë vitesh.

Ajo ka moderuar eventin e organizuar në Thumën për dhurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019 dhe në një moment gjatë këtij evenimenti prezantoi edhe kreun e qeverisë para se ai të dilte e të mbante fjalën.

“Dhe unë kam kënaqësinë të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama i cili jam e sigurt se ka shumë për të thënë në këtë ditë të paqes dhe solidaritetit”-tha Orinda.

(Kosova Sot Online)