Gjyshi i Donaldit “përfshihet” në sherrin me Fifin, kjo është biseda mes tyre

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 10:10
Gjyshi i Donaldit “përfshihet” në sherrin me Fifin, kjo është biseda mes tyre

Para disa ditësh, Fifi dhe Donaldi kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me gjyq. Por ata u sqaruan dhe treguan për publikun se shoqëria e tyre vazhdon.

Mirëpo dje Donaldi i ka bërë një rreng gjyshit të tij duke i thënë se do zihet me Fifin. Gjyshi e ndalon dhe i thotë se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të. Ai thekson se e ka lexuar në gazetë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.

Gjyshi i Donaldit: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh

Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.

Gjyshi i Donaldit: Po pse do zihesh?

Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?

Gjyshi i Donaldit: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëputur nga Iliri dhe nga Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet.

(Kosova Sot Online)