Ronela Hajati: Pse njerëzit janë të pakënaqur nga unë!

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 14:38
Ronela Hajati: Pse njerëzit janë të pakënaqur nga unë!

Me këngën e saj ‘Sekret”, Ronela Hajati do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion për vitin 2022.

Së fundmi, teksa ishte në Torino të Italisë në një intervistë për mediat ajo ka treguar se ndikohet shumë nga komentet negative dhe bullizmi në rrjet.

Ajo ka postuar ditën e sotme në rrjetin social ‘Twitter’ një shkrim ku tregon se sa i mungon studioja e saj dhe e të bërit muzikë, madje edhe fansat e saj.

Artistja ka treguar s eka punuar fort për këngën e saj dhe performancën që do të paraqesë në festival, por njerëzit nuk janë të kënaqur me të.

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim.

Image

E ftuar në “Goca dhe gra”, Ronela ka sqaruar se veprimi i “censuruar” ishte thjesht një lëvizje dore dhe se duhej të ishin marrë foto të tjera gjatë performancës në skenë.

“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.– tha Ronela.

(Kosova Sot Online)