Ganimete Jashanica sot feston përvjetorin e 36 të martesës

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 21:24
Ganimete Jashanica sot feston përvjetorin e 36 të martesës

Ky muaj për këngëtaren e njohur Ganimete Jashanica ka shumë rëndësi,  pasi ajo me njeriun e zemrës Ismetin  shënojnë përvjetorin e martesës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndër vite kanë kaluar shumë sfida, por ia kanë dalur që të triumfojnë dhe ja ku janë sot që të dy së bashku duke i kujtuar momentet e bukura ndër vite.

Përmes disa fotografive në llogarinë e saj sociale, këngëtarja e ka kujtuar këtë përvjetor, derisa ka shkruar: 36 vite së bashku nuk ishte rrugëtim i lehtë  por bashkë ia dolëm gjithemonë.


(Kosova Sot Online)