U martuan në xhami, çifti shqiptar po bën edhe dasëm

  • G.G /
  • 06 May 2022 - 11:03
U martuan në xhami, çifti shqiptar po bën edhe dasëm

Ish kampioni botëror i boksit, Robin Krasniqi në nëntor të vitit të kaluar kurorëzoi dashurinë e tij në xhami me bukuroshen, Marigona Krasniqi.

Pak javë pasi zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë, burime të afërta me bokserin kosovar bëjnë të ditur për Reporteri se çifti i ri me datë 9 maj ( e hënë), do të organizojnë edhe dasmë të madhe për miqt dhe familjarët në një nga restorantet më luksoze në Prishtinë.

“Dasma do të jetë e madhe, me shumë të ftuar, ku një pjesë të madhe e përbënë edhe artistët e estradës”, tha ky burim.

Gjithashtu, po i njëjti burim bëri të ditur se Afrim Muçiqi do të jetë këngëtari i cili do të argëtojë të pranshmit, por që do përfshihen edhe të tjerë kohë pas kohe pasi që janë të ftuar”, shtoi tutje ky burim

Kjo dasmë madhështore e çiftit vie vetëm 6 muaj pasi ata bënë kurorëzimin e dashurisë së tyre në xhami në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ishte hoxhë Fadil Musliu, ai cili dha lajmin që çifti bënë kurorëzimin sipas parimeve fetare islame.

“Sot në xhaminë Mati-1 në Prishtinë, kampioni botëror Haxhi Krasniqi e bëri kurorëzimin sipas parimeve fetare islame. Kurorëzimin e bëri para hoxhallarëve të nderuar: Hoxhë Fadil Musliu Imami i xhamisë, hoxhë Ekrem Avdiu imam nga Mitrovica si dhe hoxhë Xhelal Kaloshi imam në Gjermani. Zoti e bekoftë çiftin e ri dhe ju dhashtë mbarësi në jetën bashkëshortore”, ka thënë hoxha.

Kujtojmë se Robin dhe Marigona ishin njohur 6 vite më parë, por në vitin 2020 çifti nisën romancën e tyre.

(Kosova Sot Online)