Ish e dashura e Don Xhonit bën një postim në gjuhën shqipe: Nëse do të kishte një mundësi…

  • G.G /
  • 06 May 2022 - 12:18
Ish e dashura e Don Xhonit bën një postim në gjuhën shqipe: Nëse do të kishte një mundësi…

Modelja ruse, Ariana Lirey, muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Kjo për shkak të romancës me reperin nga Kosova, Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik si Don Xhoni.

Ndonëse me këtë të fundit i ndanë përfundimisht rrugët, ajo duket se akoma është e përfshirë me shqiptarët.

Në një postim të radhës të shpërndarë në InstaStory, modelja flet shqip dhe duket se dërgon një mesazh të qartë.

“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, ka thënë ajo.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me artistin shqiptar megjithëse lë të dyshohet.

(Kosova Sot Online)