Duket si 20-të, po ja sa vjeç është Leonora Jakupi

  • G.G /
  • 07 May 2022 - 10:56
Duket si 20-të, po ja sa vjeç është Leonora Jakupi

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, mbetet këngëtarja e dashur dhe e pëlqyer e publikut shqiptar.

E lindur më 3 mars të vitit 1979 në Skenderaj, artistja e popullarizuar ka mbushur plot 43 vite jetë, ani pse duket sikur të ishte në të 20-tat e saj.

Ndonëse ka nisur të merret me muzikë në moshë të re, ajo shquhet për një karrierë të bujshme profesionale.

Disa nga projekte muzikore më të suksesshme të këngëtares janë “A vritet pafajësia”,

“Ti nuk ekziston”, “I harruar”, “Iluzion”, “O beqar”, “Pa asnjë dyshim”, “Koha s’na falë”, etj.

(Kosova Sot Online)