E kishte anuluar koncertin kur i kishin thënë të këndojë serbisht: Lexoni 6 fakte për Nexhmije Pagarushën

  • G.G /
  • 07 May 2022 - 11:05
E kishte anuluar koncertin kur i kishin thënë të këndojë serbisht: Lexoni 6 fakte për Nexhmije Pagarushën

Më 7 maj të vitit 1933 u lind Nexhmije Pagarusha, që më pas përmes këndimit, u bë e njohur si Bilbili i Kosovës.

Ajo, asnjëherë nuk ka pranuar të këndonte diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndonte në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmie është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha, ka përfuduar Shkollën e Muzikës, në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

1. Ajo konsiderohej si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.

2. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.  Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi

3. . Nexhmia është krahasuar me yjet më të mëdhenj botërorëe, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Po ashtu profesorët e Shkollës së Muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmien me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

4. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim

5.  Frika më e madhe e saj ishte aeroplani.

6. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetën Metro, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.

Më 7 shkurt të vitit 2020, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

(Kosova Sot Online)