Arbenita Ismajli ndan momente intime me Feron, teksa merr vëmendje me paraqitjen elegante

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 13:57
Arbenita Ismajli ndan momente intime me Feron, teksa merr vëmendje me paraqitjen elegante

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka kurorëzuar dashurinë me martesë prej më shumë se një vit me modelen Arbenita Ismajli.

Çifti, të cilët janë shumë të diskutuar në rrjetet sociale, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve që ndajnë me ndjekësit.

Ata ditë më parë festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Nina, në një resort luksoz në Gjilan.

Teksa kanë shpërndarë disa imazhe nga festa, të njëjtit shfaqen në disa momente intime së bashku.

Ka qenë bukuroshja me prejardhje nga Kumanova që ka hedhur fotografitë e veçanta me partnerin e saj, duke i shoqëruar me një ‘emoji’ të zemrës së bardhë.

Fero nga ana tjetër këto ditë ka qenë i komentuar për një ‘sherr virtual’ me reperin Unikkatil, pasi ky i fundit publikoi këngën e re.

Në projektin “Po eci” mendohej se ishte i përfshirë edhe Fero, që menjëherë bëri reagime e ofendoi në videot në rrjete sociale. 

(Kosova Sot Online)