Ronela Hajati do t'ju lë 'gojëhapur' në parakalimin e tapetit të kuq në Eurovision

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 08:20
Ronela Hajati do t'ju lë 'gojëhapur' në parakalimin e tapetit të kuq në Eurovision

Ronela Hajati do të përfaqësoj Shqipërinë në "Eurovision 2022" me 10 maj këtë të martë.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është prezantuar sot në ceremoninë hapëse të “Eurovisionit” në Turino të Italisë.

Këngëtarja e cila do ta përfaqësojë kombin me këngën “Sekret” në “Eurovision”, ka marrë vëmendje me pamjen e saj në tapetin e kuq të kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e shoqëruar nga balerinët dhe delegacioni.

Hajati më herët ka treguar se ka bashkëpunuar me stilistë nga Kosova dhe Shqipëria për veshjet e saj në “Eurovision”.

Ronela ka folur ditë më parë për bullizmin që i është bërë asaj mbi peshën.

Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit mbahet më 10, 12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria do të këndojë e para në natën e parë gjysmë finale.

(Kosova Sot Online)