Pasi u zbulua se është në pritje të ëmbël, Eni Koçi publikon foton e parë

  • G.G /
  • 09 May 2022 - 13:00
Pasi u zbulua se është në pritje të ëmbël, Eni Koçi publikon foton e parë

Pak ditë më parë u zbulua se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja e njohur është në pritje të ëmbël sipas Kryefjala.com dhe së shpejti do sjellë në jetë fëmijën e parë të saj dhe reperit. Nga vetë çifti nuk ka ende asnjë reagim teksa në rrjetet sociale Eni është shfaqur në super formë dhe barkun e sheshtë. Megjithatë, kjo është një taktikë që personazhet publike përdorin shpesh kur janë shtatzënë: postojnë foto të vjetra.

Ndërkohë, ajo ka postuar edhe foton e parë pas lajmeve duke u treguar e kujdesshme për të mos ekspozuar barkun. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur një veshje të gjerë sportive që mbulonte gjithçka. Teksa komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta duke e uruar për shtatzëninë ndonëse Eni ka vendosur mos të reagojë.

 

Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.

Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh. “Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.

Në një intervistë kohë më parë Eni u shpreh se fëmijët janë bekim dhe se me djalin e Gencit ka raporte shumë të mira. “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

(Kosova Sot Online)