Arta Nitaj sjell poza me bikini nga pushimet në këtë vend përrallor

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 13:23
Arta Nitaj sjell poza me bikini nga pushimet në këtë vend përrallor

E njohur për figurën e mrekullueshme trupore, Arta Nitaj nuk heziton t’i vë në plan të parë hiret e saja në postime që i bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja ndiqet nga afro 320 mijë ndjekës në Instagram, ku nuk mungojnë postimet që tregojnë linjat e saja mahnitëse.

Këto ditë, aktorja e njohur nga seriali “O Sa Mirë” është duke pushuar në Zanzibar të Tanzanisë, nga ku ka shpërndarë fotografi për fansat e saj.

Gjatë të hënës, Arta ka sjellë disa imazhe në të cilat ka pozuar me bikini në plazh.

Në bazë të lokacionit të etiketuar, ajo ka treguar se ndodhet në ‘Gabi Beach Zanzi’ që ndodhet në Kiwengwa (një fshat në ishullin tanzanian, Unguja, pjesë e Zanzibarit).

(Kosova Sot Online)