‘Një projekt kushtuar viktimave’/ Luana Vjollca po zbulon ngadalë puzzle- in e ‘Thuaje’

  • G.G /
  • 12 May 2022 - 11:36
‘Një projekt kushtuar viktimave’/ Luana Vjollca po zbulon ngadalë puzzle- in e ‘Thuaje’

Si fillim duhet të themi që Luana Vjollca është një ndër ata personazhe të showbiz-it shqiptar, që projektet e saj zgjedh ti promovojë në mënyrat më speciale të mundshme. Edhe këtë herë nuk zhgënjeu.

Duke fshirë çdo foto, video dhe postim nga rrjetet sociale, bukuroshja ja kushtoi të gjithë hapësirën e Instagramit të saj projektit të ri. Deri më tani Luana na ka zbuluar aq pak gjëra, sa vështirë të kuptojmë se çfarë na pret. Por ne prandaj jemi këtu, të mbledhim së bashku copëza nga detajet e postimeve të Luanës e të bëjmë një parashikim të asaj që do të na serviret.

Pasi “boshatisi” Instagramin, Luana publikoi një foto ku tregonte një tatuazh jo shumë të zakontë.

Pas kësaj u hap një llogari në Instagram me emrin “thuaje.luanavjollca”.

Për tu pasur nga një status në Facebook ku moderatorja i kërkonte audiencës së saj të tregonin fjalën më bullizuese që ju ishte thënë.

Hapi i rradhës ishte një video e postuar në adresën e Luanës. Një video e cila po të shihet me kujdes ka një sërë detajesh të nënkuptuara. Një dhomë bosh, një rreze drite, një krah zane që shoqëron Luanën nga mbrapa, një mikrofon në të cilin pasi sheh pasqyrimin e vetes, Luana ngre kokën lart duke buzqëshur. E në fund videoja mbyllet me disa shifra të çuditshme për të cilat shumë po pyesin se çfarë janë. Të gjithë numrat ruajnë domethënie të veçantë.

2:37, sipas Biblës kur njerëzit dëgjuan këta numra, zemra e tyre u prek, u ndërgjegjësuan dhe u drejtuan drejt apostopujve me fjalinë “Vëllezër, çfarë të bëjmë?”
Ndërkohë duke u ndjekur nga numri 2:42 i cili përfaqëson përkushtimin e njerëzve drejt miqësisë, mësimeve, ndarjes së bukës dhe lutjeve.
3:12 mbart një histori të veçantë të Biblës, sipas së cilës ai që do të ishte një njeri i mirë, do ti shkruhej emri në Perandorinë e asaj kohe, në Jeruzalem. Një njeri i tillë nuk do të braktisej kurrë.
E në përfundim shifra e fundit është 3:07 që përfaqëson orën e djallit. Në ato minuta djalli zhvillon energjinë e tij dhe cilësohet si koha më e përhumbur e ditës.

Duke bashkuar këto copa të puzzle, Luana po na zbulon pak nga pak për çfarë bëhet fjalë. Me aq sa kuptojmë projekti do të mbajë emrin “Thuaje”. Përmes mesazheve të fshehura në këto postime, duket se bëhet fjalë për një projekt kushtuar “viktimave” të shoqërisë tonë. Atyre që bullizohen, keqtrajtohen, kanë kaluar sfida të mëdha e në fund prapë ja kanë dalë të buzëqeshin.

Ky është një hamendësim i joni duke “lexuar mes rreshtash”. Për ta zbuluar gjithçka të saktë dhe të plotë na duhet të presim fjalën e fundit të Luanës, e cila ka premtuar se do ta THOTË shumë shpejt. Diçka është e sigurt, do të jetë një projekt risi, i veçantë dhe plot emocione.

(Kosova Sot Online)