Mahmut Ferati për ditëlindjen e tij ju përshendet me këngën 'Kur do t' kthehesh'

  • A.P /
  • 13 May 2022 - 17:33
Mahmut Ferati për ditëlindjen e tij ju përshendet me këngën  'Kur do t' kthehesh'

Një ndër këngëtarët më aktiv dhe më produktiv të muzikës popullore shqipe, vazhdon të jetë këngëtari i njohur Mahmut Ferati, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Këngëtari ka publikuar me videoklip këngën "Kur do t' kthehesh" e cila si përherë vjen me interpretim të shkëlqyer.

Derisa kjo e premte për profesorin e muzikës është ditë feste pasi këngëtari feston ditëlindjen.

Me këtë rast ai ka pranuar urime nga familjarë, miqë e kolegë...

Për ju, për ne, për të gjithë: Mahmut Ferati dhe kënga  e re "Kur do t' kthehesh ti e dashur".

(Kosova Sot Online)